Kuvendi debat për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Nga Stafi i Exit
Kuvendi debat për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi do të zgjedhë sot dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për vendin e mbetura bosh të Vladimir Kristos dhe Bashkim Dedes.

Më  14 tetor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi parlamentit dy lista me emrat e kandidatëve të përzgjedhur.

Për vendin e Bashkim Dedes, kandidatët janë:

  1. Arta Vorpsi – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  2. Fiona Papajorgji – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  3. Elsa Toska – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Për vendin e Vladimir Kristos, kandidatët janë:

  1. Arta Vorpsi – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  2. Elsa Toska – këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese;
  3. Besnik Muçi – prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas Kushtetutës, anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese duhet të marrin 84 vota në parlament, në rast të kundërt do të emërohet automatikisht i pari i listës.

Seanca plenare nuk ka kaluar pa debat. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla akuzoi presidentin Meta për shkelje të afatit kushtetues 30 ditë për të zgjedhur anëtarin e dytë të GJK.

Sipas tij, Meta kërkon të favorizojë bashkëjetuesen e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj:

Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e Kushtetutës dhe të afatit. Presidenti ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta. Sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që Presidenti ka besim. Presidenti do të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt.”

Presidenti Meta disa ditë më parë pezulloi përzgjedhjen e anëtarit të ri të GJK me argumentin se sipas Kushtetutës Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarin e dytë të kësaj gjykate.

2 komente

  1. Kot fare 11 Nëntor, 2019 në 3:48 pm

    I dashur Exit.al,
    A ka mundesi te na jepni opinionin e Vincent W.J. van Gerven Oei per kete proceduren?
    Personalisht do te doja, qe nje opinion te besueshem ta merrja nga ndonje shqiptar profesionist i fushes, per shkak se jemi vend sovran (dhe sovraniteti nuk ka brire).
    Me c’duken bathet, shqiptare profesioniste, qe ta kene ndjekur dhe lexuar reformen me te gjitha truket ligjore, mungesat dhe shtremberimet me mire se Zoteria ne fjale nuk ka. Ndoshta mund te kete ndonje politikan shqiptar (megjithese dyshoj fort ne aftesite e tyre) qe e njeh, por ata jane te rreshtuar e si pasoje te pabesueshem.
    Pra, perfundimi, eshte qe reformen na e bene te huajt (EURALIUS , OPDAT, EU, USA, etc). Por me tragjike eshte qe, edhe oponencen e saj po na e ben nje i huaj. Ne fakt tragjike ne kufijte e komedise, sic edhe e kemi zakon kesaj ane….
    Thene kjo, nuk i heq asnje merite Zoterise se siperpermendur…

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme