Ministri i Jashtëm grek në Shqipëri: Jemi këtu për t’ju ndihmuar

Ministri i Jashtëm grek në Shqipëri: Jemi këtu për t’ju ndihmuar

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar Shqipërinë me rastin e tërmetit. Ai shprehu ngushëllimet e tij popullit shqiptar pas një takimi me Presidentin Meta.

Në një dalje për median, ai u shpreh:

“Ju shpreh ngushëllimet e popullit grek. Jam këtu edhe për tju ofruar ndihmën tonë në këto kohë nevoje. Dy skuadra të mbrojtes civile janë këtu për tju ndihmuar. Shpreh gadishmërinë për t’ju ndihmuar për çdo çështje që keni nevojë nga BE.”

Greqia eshtë një ndër vendet e para që dërgoi në Shqipëri dy njesi speciale xheniere për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme