Nis vetingu i policisë me drejtorin e SHÇBA-së Oltion Shehu

Nis vetingu i policisë me drejtorin e SHÇBA-së Oltion Shehu

Vetingu në polici nisi sot me Oltion Shehun, drejtorin e Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konstatoi se Zoti Shehu ka probleme me justifikimin e pasurisë. Më specifikisht, KJV deklaroi se Sheshu nuk justifikon dot rreth 1,4 milionë lekë shpenzime me burime të ligjshme të ardhurash.

Zoti Shehu, në mbrojtje të tij, tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, duke punuar në një bingo si shef salle, banakier dhe kamarier. Të ardhurat e kësaj periudhe, sipas tij nuk janë të deklaruara, ndaj krijohet dhe diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave.

Në lidhje me figurën dhe profesionalizmin, KJV nuk gjeti probleme.

Vetingu në polici u propozua nga ish-ministri i Brendshëm në tetor 2017 si një mënyrë për të adresuar korrupsionin e brendshëm dhe lidhjet me organizatat kriminale mes forcave të policisë.

45 dosjet e para për veting u hapën në maj 2019, dhe seancat dëgjimore nisën sot. Sot, KVJ publiko një listë të dytë me 47 emrat e radhës.

Më tepër për mënyrën se si do të kryhet vetingu në polici lexoni këtu dhe këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme