Përplasja tek Astiri, Spitali i Traumës: 12 persona të plagosur

Përplasja tek Astiri, Spitali i Traumës: 12 persona të plagosur

Sipas njoftimit zyrtarë të Spitalit të Traumës, deri më tani në spital ndodhen 12 persona të plagosur nga përplasjet në zonën e Astirit.

Që prej orës 5:00 të mëngjesit, policia ka nisur shembjen e banesave tek zona e Astirit. Prishja ka nisur me 2 banesa të ndodhura në fillim të Sheshit Shqiponja. Ndërkohë IKMT po punon për të prishur edhe objektet e tjera.

Sipas lajmërimit të IKMT-së sot janë planifikuar të prishen 33 banesa, 21 prej tyre janë shpronësuar dhe 12 prej tyre nuk do të marrin shpronësim ose banesë sepse qeveria ka vendour pezullimin e procesit të legalizimit.

“IKMT nis aksionin tek “Astir” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

 Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”.

Policia ka arrestuar disa banorë, por nuk dihet ende numri i persona të arrestuar.

3 komente

  1. nuk jane socialist, jane kriminel ( hahahaha ) 12 Nëntor, 2019 në 11:43 am

    çe rruani karin mo çuna.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme