Policia gjen 5 mijë euro nga grabitja e 2 milionëve në Rinas

Nga Stafi i Exit
Policia gjen 5 mijë euro nga grabitja e 2 milionëve në Rinas Pamje nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes në aeroport.

Policia i ka gjetur rreth 5 mijë euro dy prej të dyshuarve të grabitjes së 2 milionëve në aeroportin e Rinasit.

Raportime në media thanë se policia ia ka gjetur paratë Elton Piklit, dhe babait të Renaldo Sulës, të arrestuar si të dyshuar për grabitjen.

Rreth 2 milionë euro u grabitën më 9 prill 2019 në aeroport. Në përpjekje për t’u larguar një nga grabitësit, Admir Murataj mbeti i vdekur. Policia ka arrestuar si të dyshuar 6 persona: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe Ragip Hajdini.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme