Presidenti Meta: Ligji për Korporatën e Investimeve cenon të drejtën e pronës dhe autonominë vendore

Presidenti Meta: Ligji për Korporatën e Investimeve cenon të drejtën e pronës dhe autonominë vendore

Presidenti Meta ktheu sot për rishqyrtim ligjin për Korporatën e Investimeve. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare, Presidenti Meta thekson se ligji cenon të drejtën e pronës dhe parimin e sigurisë juridike në lidhje me të drejtat pronësore. Ligji ndërlikon procese të ndryshme të fitimit të pronësisë siç mund të jenë; kthim kompesimi i pronave, proceset e legalizimit etj. Ndërhyrja e Këshillit të Ministrave duke ja dhënë pronën Korporatës cënon të drejtën e pronarit mbi pronën e tij dhe sigurinë juridike të pronarëve që janë në pritje të njohjes së titullit të tyre të pronësisë.

“Referuar këtyre lloj të drejtave, nëse shteti nëpërmjet Këshillit të Ministrave do të ndërhynte duke e vendosur të njëjtën pronë në dispozicion të Korporatës, atëherë do të lindte një konflikt i ri dhe jemi përballë një padrejtësie tjetër që shteti i bën pronarit. Pikërisht kjo ndërhyrje e parashikuar në ligjin nr. 71/2019, konsiderohet si cenim i të drejtave pronësore të krijuara dhe pritshmërive legjitime që pronarët kanë krijuar mbi të drejtat e tyre të pronësisë, ndër vite.”

Meta argumenton se ligji cenon parimin e autonomisë vendore dhe Kartën Europiane të Autonomisë Lokale. Ligji Për Qeverisjen Vendore parashikon se këshilli bashkiak vendos të tjetërsojë pronat në pronësi të bashkisë tek të tretët. Sipas Metës me anë të këtij ligji “mjafton që, Korporata të ketë dhe të shfaqë interes për të marrë në pronësi një pronë të caktuar dhe menjëherë nisin procedurat për kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të saj, pa marrë në konsideratë as faktin që kjo pronë ndodhet në pronësi të pushtetit vendor dhe pa përfillur vullnetin e këtij pushteti nëse dëshiron ose jo të lejojë transferimin e së drejtës së pronësisë. Kjo kufizon të drejtën e njohur nga ligji dhe Karta Europiane, të bashkisë për të administruar në mënyrë të pavarur pronat e saj.”

Presidentit Meta thekson gjithashtu se ky ligj nuk është i nevojshëm. Ai argumenton se legjislacioni shqiptar ka norma ligjore të mjaftueshme që mundësojnë krijimin e një shoqërie tregtare e cila ka kapital shtetëror. Miratimi i tij i jep Korporatës pozitë dominuese në treg dhe shkel parimin e lirisë ekonomike.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme