Presidenti Meta pezullon procedurën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta pezullon procedurën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese Presidenti Ilir Meta.

Presidenti Meta pezulloi sot përzgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese deri në përzgjedhjen e anëtarit të dytë nga Kuvendi. Sipas tij përzgjedhja e anëtarit të ri të GJK nga ai, përpara se të shprehet Kuvendi do të ishte shkelje e Kushtetutës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Presidentit në datën 8 tetor 2019 dy lista me kandidatë për dy vende vakante të shpallura prej tij.Presidenti theksoi se dërgimi i listave në të njëjtën kohë, krijon situatën ku Presidenti duhet të zgjedhë anëtarin e dytë përpara Kuvendit.

“KED-ja me përcjelljen e njëkohshme të listave të kandidatëve për plotësimin e të dy vakancave që i përkasin Presidentit të Republikës, e ka vendosur Institucionin e Presidentit të Republikës në vështirësi, duke u përpjekur të krijojë një gjendje fakti ku Presidenti sipas KED-së do të duhet të shprehet brenda afatit ligjor 30-ditor edhe për emërimin e gjyqtarit tjetër për plotësimin e vakancës tjetër, eventualisht përpara se Kuvendi të shprehet për emërimin e gjyqtarit të dytë kushtetues.”

Kushtetuta përcakton qartë se Presidenti përzgjedh anëtarin e parë të GJK, Kuvendi të dytin dhe Gjykata e Lartë të tretin.Kjo rradhë duhet respektuar deri në plotësimin e të gjitha vendeve të GJK.

Zoti Meta shprehet se deri në përzgjedhjen e kandidatit nga Kuvendi do të pezullojë shqyrtimin e listës së dytë të dërguar nga KED.

“Për këtë shkak, Presidenti i Republikës, bazuar edhe ne nenin 66 të KPrA-së, pezullon procedurën administrative, pasi është në pengesë kushtetuese dhe ligjore të veprojë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e Kuvendit mbi çështjen e zgjedhjes së anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese”

6 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme