Rama: Ligj special kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar

Rama: Ligj special kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar

Pavarësisht thirrjes së disa javëve më parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe ecurinë normale të proceseve gjyqësore, pas sulmeve të drejtuesve të qeverisë ndaj prokurorit Arian Ndoja, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të veçanta ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të inkriminuar.

Gjatë një takimit të sotëm për Platformën Bashkëqeverisja, ai deklaroi se qeveria po përgatit një ligj të posaçëm kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të përshirë në krime. Ai i quajti ata “organizata më e rrezikshme kriminale”.

Rama deklaroi:

Disa nga xhagajdurët që janë në sistem, dhe që e dinë se nuk e kalojnë dot vetingun, janë lëshuar ‘kap ça t’kapësh’ (KÇK). KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitësve ordinerë. Për KÇK po bëhemi gati me një ligj special, për ta çuar luftën në një nivel të pandodhur më pare. Ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të krimit dhe ndaj KÇK.

Duke iu referuar çështjes së Kadastrës së Durrësit, ai u shpreh se ligji, që qeveria ka në plan të miratojë, “do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri nga rrethimi kriminal, që ka nisur prej shumë vitesh” dhe se “çfarë kanë grabitur, nuk do t’i gëzojnë”.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme