Rama: Shpallim gjendje të jashtëzakonshme për Durrësin dhe Tiranën

Nga Stafi i Exit
Rama: Shpallim gjendje të jashtëzakonshme për Durrësin dhe Tiranën Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për qarkun e Durrësit dhe Tiranës si dy nga zonat më të goditura nga tërmetet e së martës.

Në një mbledhje të qeverisë, Kryeministri u shpreh i sigurt se gjendja e jashtëzakonshme nuk “ishte çështje financash” pasi qeveria nuk ka lënë asgjë mangët”:

“Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thashë dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave.”

Ditën e djeshme opozita i bëri thirrje qeverisë që të mos vononte në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që t’u vinte më mirë në ndihmë qytetarëve. Më shumë se 24 orë pas tërmetit shkatërrimtar dhe me dhjetëra viktima në njerëz qeveria ka ndryshuar qëndrim, por duke mos lënë pas edhe komentet politike:

“Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme