Qeveria vendos të strehojë në hotele familjet e prekura

Nga Stafi i Exit
Qeveria vendos të strehojë në hotele familjet e prekura Foto nga takimi i Kryeministrit Rama me përfaqësues të hotelerisë, 27 nëntor.

Qeveria do të strehojë të prekurit nga tërmeti në hotelet e Vlorës, Durrësit dhe Tiranës.  Kryeministri Rama lajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje me hotelet në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të strehuar qytetarët që vuajtën shembjet e banesave të tyre.

“Qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale”, shkruan Kryeministri  në Facebook.

Mbetet e paqartë se sa siguri ofrojnë hotelet, sidomos hotelet e Durrësit, duke qenë se 3 prej tyre u shembën duke shkaktuar disa të vdekur dhe të zhdukur.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme