Shkarkimi i Sevdarit—SPAK ka tagrin t’i hetojë dy gjyqtarët e akuzuar

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Shkarkimi i Sevdarit—SPAK ka tagrin t’i hetojë dy gjyqtarët e akuzuar

Më herët unë shkruajta se, bazuar në argumentin e dhënë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), duket e pamundur që të kryhen hetime për shkelje disiplinore apo për shpërdorim detyre mbi ankesën e Sevdarit kundër dy gjyqtarëve të Kolegjit të Posaccëm të Apelimit Luan Daci dhe Ardian Hajdari.

Megjithatë, Sevdari mund të ndjekë një tjetër rrugë ligjore, duke nisur një çështje ndaj tyre në Prokurorinë Speciale (SPAK) për falsifikim dokumentesh. Një dënim penal i formës së prerë do ta largonte menjëherë një anëtar të KPA-së nga posti i tij.

Sipas Ligjit të Vetingut, neni 7, pika 4, kandidati duhet të dorëzojë kopje të noterizuara ose ekuivalente të diplomave, si dhe dokumente që vërtetojnë se ndaj tij/saj nuk janë masa disiplinore.

Kjo do të thotë se Avokati i Populli, ONM, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe 2 komisionet parlamentare ad hoc duhet të kenë marrë në dorëzim dokumentet që provojnë se:

  1. Hajdari ka mbaruar nivelin e dytë të studimeve në drejtësi (neni 6(1)(a) i Ligjit të Vetingut)
  2. Daci nuk ka qenë asnjëherë subjekt i masave disiplinore si gjyqtar (neni 6(1)(dh) i Ligjit të Vetingut)

Nëse do të mungonte ndonjë nga dokumentet e mësipërme, Avokati i Popullit dhe ONM-ja do t’i kishin skualifikuar automatikisht aplikimet e dy gjyqtarëve për mospërpmbushje të kërkesave ligjore. Nëse e marrim të mirëqenë se Avokati i Popullit dhe ONM-ja nuk kanë bërë punë shkel e shko, atëherë dokumentet e noterizuara duhet të kenë qenë në dosjet e aplikimit të Hajdarit dhe Dacit.

Nëse ankesat e Sevdarit vlerësohen si të drejta, kjo do të thotë se Hajdari dhe Daci mund të hetohen për falsifikim të dokumenteve, sipas nenit 186 të Kodit Penal.

Pyetja është se kush e ka të drejtën të hetojë gjyqtarët e KPA-së. Sipas aneksit të Kushtetutës, neni C(3), gjyqtarët e KPA-së kanë “statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Neni 148/dh(1) i Kushtetutës përcakton se SPAK është kompetente për të hetuar “akuzat penale ndaj…(a) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Kjo do të thotë se, teorikisht, Sevdari mund ta rishkruajë ankesën ndaj Dacit dhe Hajdarit dhe ta paraqesë atë te SPAK, i cili do të vendosë nëe do të nisë hetim ndaj tyre.

Fakti që SPAK përbëhet vetëm nga prokurorë të verifikuar, që kaluan një procedurë përzgjedhjeje në KLP, duhet të heqë çdo dyshim se një hetim i tillë ndaj gjyqtarëve të KPA-së do të mund të kishte ndikim politik.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme