Si e mbronte Rama Kajmakun: Po e akuzojnë pa verifikuar asgjë

Si e mbronte Rama Kajmakun: Po e akuzojnë pa verifikuar asgjë

“Si është e mundur që një burrë që s’ka paguar një gjobë në jetën e tij, dhe për të nuk verifikohet asgjë, ju e fusni dhe e bëni tre?!

Si është e mundur? Dhe dalin pozojnë atje. Krimi-krimi-droga-droga… Kajmaku-kosi-gjiza-gjalpi. Ça janë këta more, ça janë këta?! Ku ndodh kjo?!”

Këto janë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, një muaj më parë, në mbrojtje të Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës që u shkarkua sot nga KQZ.

Kajmaku u shkarkua me vota unanime, pasi nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi për përdorim të parave falso në vitin 2003, kohë kur ka përdorur emrin e rremë Jorgo Toro.

Megjithëse Partia Demokratike që prej gushtit ka publikuar dokumente të cilat vërtetojnë se Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara, kryeministri Rama vazhdoi ta mbrojë Kajmakun publikisht.

Sot pas shkarkimit Kryeministri Rama iu shmang gazetarëve duke thënë vetëm se “institucionet janë institucione.”

Ndiqni më poshtë deklaratën e Ramës në emisionin Real Story.

"Nuk ka paguar asnjë gjobë në jetën e vet"-si e mbronte Rama-Kajamkun e Vorës

"Nuk ka marrë asnjë gjobë në jetën e vet"-si e mbronte Rama-Kajmakun e Vorës(Video credits: TPZ)

Gepostet von Hashtag.al am Freitag, 1. November 2019

Video është përgatitur nga Hashtag.al.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme