Veliaj: Nisim ndërtimin e teatrit të ri në fillim të vitit 2020

Nga Alice Elizabeth Taylor
Veliaj: Nisim ndërtimin e teatrit të ri në fillim të vitit 2020 Pamje nga Teatri Kombetar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar do të fillojë në fillim të 2020-ës.

Në një intervistë për gazetarin Daniel McLaughlin nga Irish Times, Veliaj tha:

“I dua shumë debatet. Por gjithashtu e kuptoj se ka një moment për të marrë një vendim dhe për të ecur më tej … Mendoj se me shumë mundësi do të fillojmë ndërtimin e teatrit të ri në fillim të vitit të ardhshëm.”

Veliaj akuzoi dhe opozitën se duke mbrojtur Teatrin Kombëtar, po përpiqet të pengojë zhvillimin e qytetit:

“Ky [Teatri Kombëtar] është beteja e fundit për ta. Kur ta humbasin atë, do të hyjnë në histori si ata që nuk bënë asgjë kur kishin qytetin dhe që u përpoqën të ndalonin gjithçka kur të tjerët kishin drejtimin e qytetit.”

Në fakt, shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e tokës publike në qendër të qytetit një kompanie private për ndërtimin e disa kullave, prej gati 20 muajsh po kundërshtohet nga artistë, aktivistë e qytetarë jo vetëm shqiptarë por dhe të huaj, si dhe nga opozita. Ish-ministrja e Arsimit Mirela Karabina deklaroi për Irish Times:

“Kjo është protesta e parë e këtij lloji dhe përmase në Shqipëri. Ne jemi këtu për të ndërtuar demokracinë tonë dhe për t’u treguar qytetarëve shqiptarë se nëse diçka nuk është në rregull, duhet të veprojmë.”

Veliaj i quajti debatin publik e kundërshtitë e qytetarëve si “argëtues”, ndërsa ndërtimet gjithnjë e në rritje në Tiranë dhe zhvillimin plot drithije të qytetit si “fazë eksperimentuese”.

Gazetari McLaughlin shkruan në Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimet e tij për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri dhe nuk pranoi të hapë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

Për më tepër, duke shfrytëzuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, qeveria Rama miratoi një ‘ligj special’ për të lehtësuar procedurën për kalimin e pronës publike tek kompania private. Kompania Fusha shpk, e cila pritet të fitojë tenderin, fituesi i të cilit nuk është shpallur ende në shkelje të afateve, ka paguar kohët e fundit për udhëtimin luksoz të  nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Por Veliaj këmbëngul se si “projekti për teatrin, ashtu dhe projekte të tjera në qytet janë të pastra dhe do t’i rezistojnë kundërshtimeve të armiqve politikë”.

1 koment

  1. TiranaNonVeliaj 5 Nëntor, 2019 në 1:10 pm

    Exit duhet te botoje artikullin te cilit i referohet, per te treguar qarte perversitetin e nje politikani qe debatin me te sinqerte per demokracine e quan “argetues”. Edhe Hitleri ne filmin e Charlie Chaplin “argetohet” kur luan me Globin, dhe I bie atij me te pasmet. Pra fjala argetim do te thote ” me tall menderen”. Nje kryebashkiak, gjoja progresiv, qe tall menderen me demokracine e brishte te qytetit te tij duhet te hiqet nga politika.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme