15 organizatat e medias premtojnë luftë ligjore për paketën anti-shpifje

Nga Redaksia
15 organizatat e medias premtojnë luftë ligjore për paketën anti-shpifje

15 organizata shqiptare përfaqësuese të gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut dënuan miratimin e paketës anti-shpifje nga kuvendi një ditë më parë.

Me  anë të një njoftimi për shtyp, organizatat theksuan se ligjet e miratuara janë në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.

Ata i bënë thirrje Presidentit Meta të mos e dekretojë atë dhe premtuan se do të angazhohen ta luftojnë dhe ligjërisht vendimin e qeverisë, duke i dërguar ligjet në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Po ashtu, organizatat lajmëruan nisjen e një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Rrjeti i organizatave u zotua të mbështesë çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojnë këto ligje dhe I bënë thirrje kolegëve gazetarë që të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.

Organizatat firmëtare janë:

  1. Këshilli Shqiptar i Medias
  2. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
  3. Qendra Shqiptare MediaLook
  4. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
  5. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
  6. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
  7. BIRN Albania
  8. Citizens Channel
  9. Faktoje
  10. Instituti Shqiptar i Medias
  11. Civil Rights Defenders
  12. Instituti Shqiptar i Shkencave
  13. Komiteti shqiptar i Helsinkit
  14. Qendra Res Publica
  15. Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut

 

 

4 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme