Ambasadori Soreca përshëndet zgjedhjen e kryeprokurorit dhe KED 2020

Ambasadori Soreca përshëndet zgjedhjen e kryeprokurorit dhe KED 2020

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca përshëndeti sot zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm ri Olsian Çela dhe anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Në një postim në Twitter, Zoti Soreca shkroi:

“Ne e mirëpresim zgjedhjen e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm nga Parlamenti dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor 2020. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE.”

Presidenti zgjodhi sot me short anëtarët e KED 2020, ndërsa kuvendi zgjodhi me 101 vota pro Olsian Çelën si kryeprokuror, pas 2 vjetësh drejtimi të prokurorisë nga kryerokurorja e Përkohshme Arta Marku.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme