PD

Basha: Paketa anti-shpifje si censurë për të fshehur abuzimet e qeverisë

Nga Redaksia
Basha: Paketa anti-shpifje si censurë për të fshehur abuzimet e qeverisë Lulzim Basha gjatë aktivitetit me FRPD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kritikoi sot nismën e qeverisë për të miratuar të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” si “luftë ndaj fjalës së lirë”. Ai tha se Kryeministri Rama synon të fshehë abuzimet e qeverisë përmes censurës ndërkohë që nuk duhet humbur më kohë për zbatimin e kushteve të vendosura nga Bundestagu.

Gjatë një aktiviteti me Forumin Rinor të PD-së, Zoti Basha tha se “Kryeministri Rama po synon të censurojë mediat në mënyrë që të fshehë abuzimet e qeverisë së tij”.

“Ky kryeministër do të paraqesë të mërkurën dy projektligje që janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Ai do të fshehë abuzimet përmes censurës së medias, ja pse i duhet paketa e ashtuquajtur anti-shpifje. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, kemi zbritur 8 vende gjatë viti të fundit, duke e futur Shqipërinë në të njëjtin vend me Kolumbinë e Tailandën. […] Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim: të manipulojnë,  të mbajnë të fshehur situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria”.

Zoti Basha kujtoi kushtet e vendosura nga Bundestagu për integrimin dhe theksoi se ato janë “udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza”.

“Nëse nuk arritëm të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do të kemi qeveri të përgjegjshme […] Shqipëria ka humbur 6 vite. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Me show e propagandë nuk ja hedh dot as Merkelit as Macronit. Është urgjente të nisë, koha sa më parë, pasi koha është e shkurtër për plotësimin e kushteve të Bundestagut”.

1 koment

  1. Iliri 15 Dhjetor, 2019 në 10:43 pm

    Me kete opoziten tone te edukuar 100 vjet ri Rama ne pushtet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme