PD

Basha Ramës: Shumë familje në mëshirë të fatit, duhet vepruar me urgjencë

Basha Ramës: Shumë familje në mëshirë të fatit, duhet vepruar me urgjencë Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri sërish thirrje Kryeministrit Rama të zbatojë planin me 3 pika për t’i ardhur sa më shpejtë në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë një vizite në Sukth, Zoti Basha tha se është urgjente mbledhja e inxhinierëve dhe shpërndarja e tyre në terren për të bërë vlerësimet e dëmeve. Më pas, Basha propozoi anulimin e 10 kontratave koncesionare me një fond prej 150 milionësh dhe këto fonde të të kalohen urgjentisht për ndihmë të familjeve të dëmtuara.

Duke parë nga afër gjendjen e keqe ku po jetojnë banorët në Sukth, Basha u shpreh se ata mund të strehohen në dy shkolla të cilat janë certifikuar si jashtë rrezikut:

“Janë lënë në mëshirë të fatit shumë familje. Kjo është gjendje shumë e rëndë. Edhe në kampin e ngritur në Manëz është një batërdi e vërtetë. Balta ka shkuar deri në gju, brenda ka nga foshnje një muajshe dhe fëmijë 1 apo 2 vjeç deri pleq 70-80-90 vjeç të sëmurë.

Janë dy objekte shkollore që janë certifikuar jashtë rrezikut dhe nuk ka asnjë arsye pse familjet të qëndrojnë në llucë. Ankohen se janë dhe pa ndihma. Jam i revoltuar dhe i shqetësuar me situatën që kam në Ishëm, në Manëz, dhe dje në Bubq.”

Ai i bëri thirrje qeverisë të veprojë me urgjencë dhe në mënyrë të mirëkoordinuar për t’i shkuar në ndihmë qytetarëve.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme