Edi Rama dhe socialistët deklarata raciste dhe përçmuese ndaj të prekurve nga tërmeti

Edi Rama dhe socialistët deklarata raciste dhe përçmuese ndaj të prekurve nga tërmeti

Një tezë raciste e propagandës socialiste, e cila po artikulohet rëndom nga udhëheqësit e lartë socialistë, është edhe më e rëndë nga ajo që çoi në dorëheqje kryebashkiaken e Durrësit.

Qeveria ka vendosur të strehojë nëpër hotele private në bregdetin shqiptar qindra familje të shpërngulura nga tërmeti. Është një aksion krejtësisht jo transpartent—qeveria nuk ka bërë të ditur asnjë detaj apo informacion sa familje do të përfitojnë, për çfarë hotelesh bëhet fjalë, si dhe çfarë marrëveshje ka bërë me ta, dhe kush do t’i përballojë kostot.

Në vend të transparencës, ajo ka zgjedhur të bëjë propgandë duke lëvduar veten për këtë zgjidhje “fantastike” që po u jep të dëmtuarve. Por teza që po artikulon është tezë raciste që tregon një përçmim të madh për njerëzit dhe pandjeshmëri totale për humbjet dhe vuatjet e tyre.

Thelbi i tezës është: njerëzit duhet të jenë të kënaqur se po u jepet mundësia të qendrojnë në hotele luksoze që janë bërë për të pasur dhe për turistë të huaj.

Kjo tezë dëshmon se kriteri me të cilët pushtetarët i çmojnë gjërat është paraja dhe lluksi. Edhe më keq, ajo dëshmon se përtej shtirjes teatrale, pushtetarët nuk arrijnë dot të kuptojnë thellësinë e dhimbjes dhe vuajtjes së njerëzve të atyre që kanë humbur të afërmit, shtëpitë, punën, shpresën, duke menduar se këto mund të kompensohen me qendrim disa netë në hotele lluksoze.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Sokol Ballën:

Ku ka ndodhur në Shqipëri të imagjinohej që njerëz që për shkak të një fatkeqësie natyrore detyrohen të lënë shtëpinë, brenda 24 orësh të fillojnë të kenë të hapura dyert e hoteleve, e hoteleve nga më luksozet deri te hotele për turistë të huaj në sezonin e verës. Ku ka ndodhur me ushqim të ngrohtë etj.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një dalje për mediat më 28 nëntor:

Ta kalojnë dhe vitin e ri në kushte optimale, shumë më të mira seç i kanë pasur në shtëpi. Mbajtja e tyre në hotele, në hotele që janë për të pasurit le të themi gjatë verës, ose për ata të shtresës së mesme. Pjesa më e madhe janë njerëz të varfër.

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, në një intervistë për televizionin Abc News:

Ne i çojmë në pikat e akomodimit që janë hotelet me kushtet më të mira, që do të thosha janë hotele me pesë yje që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime.

 

3 komente

  1. Sabri 2 Dhjetor, 2019 në 5:41 am

    Uau. Po ky qenka gomar komplet. I duket vetja boss e njerzit skllever. Fureni ne burg mutin. Qe nuk morri masa si ekzekutiv. Futeni ne burg mutin se nen bashkine e tij u degjenerua Tirana. Futeni ne burg mutin se Durresin e dhjeu me Dakon, jo se e vuri kryetar por edhe se bashkepunoj me padrinon Iljaz Hasanbelliu. Futini ne burg, po kush ka byth se..

  2. . 2 Dhjetor, 2019 në 8:13 am

    Kete gje e dinim me kohe, skeni faj ju se per kete gje sherben propaganda 24 ore. Tju shplaje trute. Vdekje trump-it keti turpi te njerzimit dhe imperializmit amerikan.

    • . 2 Dhjetor, 2019 në 8:14 am

      Nderkohe gjerat kane 1 mandat e gjys qe ndodhin ne kohe reale, por mos harroni PO ECIM PARA…ju qift bashkimi evropian ne bythe

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme