Gjykata Kushtetuese turke rrëzon vendimin e qeverisë për mbylljen e Wikipedias, rast i ngjashëm me Shqipërinë

Nga Redaksia
Gjykata Kushtetuese turke rrëzon vendimin e qeverisë për mbylljen e Wikipedias, rast i ngjashëm me Shqipërinë

Gjykata Kushtetuese në Turqi vendosi se bllokimi i faqes së Wikipedias nga qeveria turke, është shkelje e të lirisë së shprehjes. Vendimi u mor me 10 vota pro, duke urdhëruar qeverinë të zhbllokojë faqen menjëherë.

Qeveria turke bllokoi të gjitha botimet në gjuhë të ndryshme të Wikipedia në prill të 2017, pas disa postimeve në këtë faqe, të cilat pohonin se zyrtarë të qeverisë ishin të përfshirë në tregtimin e naftës me Shtetin Islamik dhe akuzuan Turqinë për mbështetje dhe financim ndaj e ISIS dhe organizatave të tjera terroriste.

Pasi Wikipedia refuzoi të hiqte përmbajtjen nga faqja, duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj censurës, qeveria turke deklaroi se Wikipedia ishte pjesë e një fushate njollosëse kundër vendit.

Disa zyrtarë argumentuan se në bazë të ligjit turk për mediat, qeveria mund të bllokojë faqe nëse ajo beson se cenohet siguria kombëtare. Ata shtuan më tej se kjo ishte thjesht “një masë administrative”.

Më 18 dhjetor qeveria shqiptare miratoi një ligj të ngjashëm për mediat online. Sipas ligjit qeveria, nëpërmjet AMA mund të bllokojë faqen e një portali online, në rastet kur cënohet siguria kombëtare.

Ky ligj u kritikua nga mjaft organizatat e gazetarëve, OSBE dhe BE me argumentin se shkel lirinë e shprehjes, por pavarësht kësaj parlamenti e miratoi atë me 82 vota pro.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme