Humbi nënën dhe vëllanë, tani kërkon ndëshkimin e punonjësve që e deklaruan pallatin të sigurt

Humbi nënën dhe vëllanë, tani kërkon ndëshkimin e punonjësve që e deklaruan pallatin të sigurt

Bujar Cuka dhe Egi Cuka, babë e bijë, humbën gjysmën e familjes së tyre—Fatmira Cuka dhe Sardi Cuka, nënë e bir vdiqën nën rrënojat e njërit prej pallateve në Thumanë.

Bujari dhe Egi fajësojnë institucionet shtetërore. Në një intervistë për Klan Kosovën, ata pohuan se pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, përfaqësues të institucioneve shtetërore u thanë se banesa e tyre ishte e sigurt.

Egi kërkon ndëshkimin e funksionarëve që e shpallën pallatin e banueshëm:

“Unë këtë gjë dua ta coj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta coj deri në fund që ato persona që kanë qënë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”

Revoltëm ata e nxjerrin tek zyrtarët qeveritarë që i kontaktuan ata pas tërmetit për t’u afruar ndihmë. Është reagim i ashpër ndaj punonjësve që mund të mos kenë ansjë lidhje dhe përgjegjësi me tragjedinë e tyre, por është reagim njerëzor.

Ndërsa vajza refuzon të takojë punonjësin, babai i saj e akuzon:

“Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qënë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua.”

Incidenti kaloi pasi inati i momentit ja la vendin arsyes, por kërkesa e tyre për drejtësi nuk do largohet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme