KLGJ themelon Gjykatat e Posaçme

Nga Redaksia
KLGJ themelon Gjykatat e Posaçme

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi ngritjen e Gjykatave së Posaçme, të shkallës së parë dhe të apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, KLGJ vendosi të emëronte në mënyrë të përhershme në Gjykatën e Posaçme të Apelit gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Albana Boksi
  2. Nertina Kosova
  3. Saida Dollani
  4. Dhimitër Lara
  5. Sokol Binaj

Ndërkohë gjyqtarja Nure Dreni u caktua në mënyrë të përkohshme në këtë gjykatë, për shkak se nuk ka kaluar ende procesin e vetingut.

Në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë u emëruan në mënyrë të përkohshme, për shkak se nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut apo vendimi i tyre nuk ka marrë formë të prerë, gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Daniela Shirka
  2. Etleva Dede
  3. Flora Haredinaj
  4. Ilirjana Olldashi
  5. Irena Gjokaj
  6. Marsela Balili
  7. Miliana Muçaj
  8. Ardit Mustafaj
  9. Bib Ndreca
  10. Fran Prendi
  11. Klodian Kurushi
  12. Sandër Simoni

Gjithashtu KLGJ vendosi transferimin e gjyqtarëve Fehmi Petku, Gjovalin Përnoca, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti, Dhurata Haveri dhe Luan Hasneziri në gjykatat e apelit dhe shkallës së parë. Këta gjyqtarë u shkarkuan nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimit dhe vendimi i transferimit do të marri fuqi kur ata të marrin vendim konfirmimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Anëtari i KLGJ, Dritan Hallunaj u emërua pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pozicion të cilin do ta ushtrojë pas mbarimit të mandatit si anëtar i KLGJ.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme