Komisioneri Publik ankimon vendimin për Hajdarmataj

Nga Redaksia
Komisioneri Publik ankimon vendimin për Hajdarmataj Besim Hajdarmataj gjatë seancën në kuvend për çështjen Tahiri

Komisioneri Publik ankimoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e prokurorit Besim Hajdarmataj. Ky vendim erdhi pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). ONM i kërkoi disa ditë më parë KP të ankimonte vendimin për konfirmimin e prokurorit Hajdarmataj.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare KP deklaron se vendimi i konfirmimit përmban shkaqe të mjaftueshme për t’ju paraqitur Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit”.

Siç ne kemi argumentuar më parë rekomandimi duket i dyshimtë, ku argumentat ligjore janë zëvendësuar me opinione të ngarkuara me terma emocionalë dhe ku vendoset një tjetër standard në praktikën e ONM-së nga ai i zbatuar deri tani.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme