Kryeministri izraelit Netanyahu përshendet ‘mikun e tij’ Edi Rama

Kryeministri izraelit Netanyahu përshendet ‘mikun e tij’ Edi Rama

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka ribotuar në “Twitter” një video përshëndetëse që kryeministrit Edi Rama ia kishte dërguar atij.

“Faleminderit Kryeministrit të Shqipërisë, mikut tim Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkroi  kryeministri izraelit.

Sot, paradite Kryeministri Rama sëbashku me ekspertët izraelit për vlerësimin e dëmeve, përshendetën përmes një video Kryeministrin Netanyahu. Rama iu drejtua në emër kryeministrit Netanyahu dhe e përshendeti në izraelisht:

“Bibi, Shalom, from Durrës. Ne jemi këtu me djemtë e tut ë mrekullueshëm. Ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Po qetësojnë qytetarët. Duke i treguar atyre se si të rezistojnë”.

Në videon e kryeministrit përshendetin edhe njëri nga ekspertët izraelit. Ai tha:

“Jemi krenarë që jemi këtu, në emër të Izraelit. Gjetëm këtu njerëz që e duan Izraelit. Shumë të dashur. Ne ndihemi si vellezër dhe i urojmë shqiptarëve të jenë të sigurtë”.

Pas tërmetit në Shqipëri, Forcat e mbrojtjes së Izraelit dërguan një ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihme humanitare. Aktualisht në vendin tonë ka ardhur një ekpi ekspertësh që do të ndihmojnë në identifikimin e godinave të dëmtuara.

Forcat izraelit, në veçanti ekipi mjekësor, janë më të shquarit në botë për ndihmën në rast të fatkeqësive natyrore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme