LSI thirrje medias të bojkotojë kryeministrin Rama

LSI thirrje medias të bojkotojë kryeministrin Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes nënkryetarit Petrit Vasili, i ka kërkuar mediave të bojkotojnë Kryeministrin Edi Rama, i cili “ka nisur betejën për të mbytur fjalën e lirë.”

Në një deklaratë për shtyp, Zoti Vasili deklaroi se projektligjet e propozuara nga Kryeministrit Rama kanë për qëllim të vënë nën pushtetin e tij median:

“Në momentin kur Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së dhe ku do të jetë ajo që do të mbrojë standardet më të mira dhe më të larta të lirisë së shprehjes, bëhet shembull i shkeljes në mënyrën më flagrante dhe më të padëgjuar të lirisë së medias.

Sot pushteti i katërt i medias ndodhet përballë tij. Sigurisht ka të drejtën dhe fuqinë e debatit, ka të drejtën dhe fuqinë e argumentit, por përballë një kryeministri të shurdhër, të velur nga pushteti i parave të pafund, arrogant e të bërë njësh me krimin.

Ka vetëm një mënyrë veprimi që pushteti i katërt i medias të tregojë fuqinë e tij dhe të vendosë me qëndrimin e tij një standard të njëjtë e të barabartë për të gjithë politikën shqiptare, qoftë ajo në pushtet apo në opozitë që është standardi me të vërtetën.

Të nderuar njerëz të medias, pronarë, gazetarë, kameramanë, personeli ndihmës e të tjerë që prodhoni produktin mediatik sot ka ardhur koha për t’i thënë njëherë e mirë ndal këtij individi, këtij pushtuesi të medias i cili krahas pushtetit të tij të parë ekzekutiv kërkon dhe pushtetin e katërt ta bëjë të tijin.”

1 koment

  1. Xufe 12 Dhjetor, 2019 në 4:07 pm

    Media nuk e bojkoton Ramën sepse bosët kryesorë të mediave kanë marrë miliona nga Rama për të bërë atë që ju dikton ai. Ata që përballen me fyerjet e përditëshme me Ramën janë gazetarët e thjeshtë që nuk kanë çfar bëjnë vetëm atë që ju thonë pronarët e blerë nga Rama.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme