Ministri Lleshaj dhunë verbale ndaj banorëve të shqetësuar

Nga Stafi i Exit
Ministri Lleshaj dhunë verbale ndaj banorëve të shqetësuar

Gjatë takimit me banorët në Lezhë, Ministri Leshaj ka shpërfillur dhe ka kundërshtuar me arrogancë shqetësimet e qytetarëve, madje edhe kur ato vijnë nga Drejtorit i Urbanistikës së Bashkisë Lezhë. Në një video të bërë publike shihet se si sillet ministri sillet me banorët e Lezhës dhe me drejtorin e urbanistikës së Bashkisë Lezhë, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për dëmtimet e shkaktuar nga tërmeti në një ndërtesë.

Banorja: Kam arkitraun e çarë në shtëpinë time.

Ministri: Lërë moj arkitraun.

Banorja: Po si ta lë mor burrë. Nuk e lë.

Në bisedë ndërhyn Drejtorit i Urbanistikës së Bashkisë Lezhë, i cili përpiqet t’i sqarojë gjendjen ministrit Lleshaj.

Ai e njofton ministrin se një pallat 12 katësh ka dëmtime të rënda. Trarët mbajtës të katit të tretë janë dëmtuar:

“Drejtori: E kemi verifikuar këtë pallat. Në katin e tretë të banimit, në të katërt anët, janë çarë trarët mbajtës”.

Drejtori i Urbanistikës i kërkoi ministri ekspertë të specializuar për të bërë verifikimin e ndërtesës:

“Kemi sjellë një grup tjetër ekspertësh për ta verifikuar. Na duhet ekspertizë më e specializuar, sepse..”

Kërkesën e drejtorit, ministri Lleshaj e quan përhapje paniku:

“Ti duhet të jesh shumë më i kujdesshëm kur përhap panik”.

Drejtori: Nuk e kam thënë unë këtë.

Ministri: Kush e ka thënë?

Drejtori: Kryetari.

Ministri dëgjohet teksa i bërtet drejtorit, duke i thënë “ca është kryetari”. Drejtori justifikohet duke thënë “në gjykimin tonë ishte shumë e rrezikshme”.

Ministri: Po përhapni panik tek njerëzit. Ky është xham dhe xhami nuk është thyer. Budallallëqe kot.

Drejtori: Situata nuk është e mirë.

Ministri : Stooooooppppp.

Drejtori: Sepse e kemi verifikuar

Ministri: Stoooppp. Nëse i thua vetes inxhinjer, mendohu mirë, kur flet.

Ndaj kësaj video reagoi edhe Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit Lleshaj për frikësim të ekspertëve dhe përpjekje për t’i fshehur banorëve të vërtetën.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme