Ndihmat nga Kosova merren në magazinat e shtetit nën kërcënimin e ligjit

Nga Alice Elizabeth Taylor
Ndihmat nga Kosova merren në magazinat e shtetit nën kërcënimin e ligjit

Ndihma humanitare të ardhura nga Kosova drejt Shqipërisë duhet t’i dorëzohen autoriteteve të shtetit, përndryshe organizata që i sjell do të përballet me ligjin për “vjedhje”, sipas një organizate të krishterë, e cila i tregoi Exit-it përvojën e tyre.

Mbas tërmetit, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) dërgoi ndihma Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH), që kjo t’ua shpërndante qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Kur ata arritën në kufirin Kosovë-Shqipëri, policia kufitare shqiptare u tha se “nuk do të lejohet asnjë ndihmë në Shqipëri, nëse nuk dërgohet në pikat shtetërore të grumbullimit.”

KPUK mund t’i dërgonte ndihmat në Durrës, atje ku VUSH po ndihmonte qytetarët, por do t’i duhej t’i depozitonte ato në magazinat shtetërore, dhe të merrte firmën e një zyrtari publik, që konfirmon se ndihmat janë depozituar. Nëse kur të ktheheshin mbrapsht për në Kosovë, në kufi nuk do të paraqisnin firmën e zyrtarit, atëherë “do të kishim pasoja ligjore, pasi do të prezumohej se KPUK i kishte vjedhur mallrat”, deklaroi për Exit-in një anëtar i KPUK i pranishëm në kufi.

Mbasi iu komunikua kjo gjë në kufi, KPUK telefonoi Sekretarin e Përgjithshëm të VUSH-it për ta pyetur si të vepronin. Më pas ata thirrën një doganier dhe negociuan kalimin e mallrave “vetëm për këtë herë”. Atyre iu tha se, që të shpërndanin ndihmat në Shqipëri pa i depozituar ato në magazinat e shtetit, do t’u duhej të merrnin leje nga shteti.

VUSH konfirmoi se ata nuk do të mund të marrin apo shpërndajnë ndihma, nëse nuk ia dorëzojnë qeverisë sapo ndihmat të mbërrijnë në Shqipëri.

Jeta Berisha, një aktiviste nga Prishtina publikoi në faqen e saj në Facebook një histori të ngjashme, por kësaj rradhe të shoqëruar me video, ku tregohet debati midis organizatës që po sillte ndihma dhe funksionarëve të shtetit.

Ajo shkroi se ata po shpërndanin ndihma për qytetarët në nevojë, kur disa funksionarë të qeverisë i urdhëruan të ndalonin.

Berisha u shpreh: “me gjithë shpirt po mundoheshim të shpërndanim ndihmta që sollëm, derisa ata [punonjësit e shtetit] na ndaluan.”

Ajo pohoi se ekipi i saj u kërcënua me arrestim nëse do të vazhdonin të shpërndanin ndihma e sjella nga Kosova dhe u thanë “ne e vendosim cfarë ndihmash shpërndarhen dhe ku shpërndahen.”

“Njerëzit po flinin në shi, ndërsa ndihmat qndronin të bllokuara në magazine,” shtoi ajo.

Blendi Çuçi, Ministri i Bujqësisë dhe i ngarkuari nga kryeministri Rama për t’u marrë menaxhimin e situatës, tha për A2 se kjo është për shkak të ndihmave të shumta që po vinin drejt Shqipërisë. Ai shtoi se “ne po përpiqemi të kanalizojmë çdo ndihmë drejt rezervave të shtetit për të shmagur çdo abuzim. Ne kemi ngritur struktura të posaçme për të kontrolluar këto ndihma.”

Më herët, Exit shkroi për një karvan nga Lugina e Preshevës, të cilit iu ndaluar t’i shpërndante ndihmat në Durrës dhe Thumanë. Vullnetarët e këtyre ndihmave i thanë Exit-it se ata kishin dyshime për përvetësimin e një sasie të ndihmave dhe për raste abuzimi duke shitur batanije të ndihmave.

Për të tilla dyshime, policia më vonë arrestoi të paktën dy policë dhe një zjarrfikës.

Kryeministri Rama iu bëri thirrje njerëzve të ndalonin së dërguari ndihma dhe të dërgonin para në llogaritë bankare të qeverisë, duke theksuar se nevojat e qytetarëve janë përmbushur. Kjo deklrataë e kryeministrit është në kontrast me thirrjet e vazhdueshme për ndihmë që vullnetarë të shumtë shpallin në rrjetet sociale dhe ato që vijnë në redaksitë e lajmeve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme