PD akuzon Ramën si përgjegjës për 24 viktimat në Thumanë

PD akuzon Ramën si përgjegjës për 24 viktimat në Thumanë

“Edi Rama është përgjegjësi direkte për vdekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit”.

Ky është reagimi i ashpër i Partisë Demokratike reagoi mbas pas akuzave të bëra disa orë më parë nga Kryeministri Rama. Gazmend Bardhi shkroi në facebook se:

Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme