Spitali i Laçit jofunksional prej dëmtimeve nga tërmeti

Nga Stafi i Exit
Spitali i Laçit jofunksional prej dëmtimeve nga tërmeti

Godina e spitalit të Laçit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sot ekspertët e shpallën atë jo funksional.

Ndërtesa ka marrë plasaritje të thella, si në muret e jashtme ashtu dhe në ato të brendshme. Personeli dhe pacientët kanë dalë jashtë dhe po akomodohen në dy tenda mjekësore.

Ende nuk ka një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë se ku do të transferohen pacientët dhe se ku do të ofrohen shërbimet mjekësore për qytetarët në ditët në vijim.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme