Presidenti Meta: Serbia të ndalojë fushatën kundër Kosovës, minishengeni s’duhet të keqpërdoret

Nga Redaksia
Presidenti Meta: Serbia të ndalojë fushatën kundër Kosovës, minishengeni s’duhet të keqpërdoret

Presidenti Meta deklaroi se Serbia duhet te ndalojë fushatën kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare.

Në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, zoti Meta u shpreh se ky qëndrim i Serbisë është jo i arsyeshëm dhe aspak konstruktiv.

“ Serbia duhet të ndalojë këtë fushatë kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucionet ndërkombëtare. Siç është edhe për shembull anëtarësimi në Interpol.

Nuk e kuptoj pse Serbia do të merrte një pozicion të tillë, sipas meje, jo shumë të arsyeshëm dhe aspak konstruktive.”

Në lidhje me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Presidenti Meta u shpreh se është kundër saj, pasi sipas tij, nuk duhet të ketë barriera midis vendeve të rajonit.

“Kur ata vendosën të vinin taksën nuk më pyetën, por unë nuk jam pro shtimit të barrierave në marrëdhëniet midis vendeve në rajon, sepse e ardhmja duhet të jetë bashkëpunim i hapur dhe pa kufij dhe pa pengesa.”

Për çështjen e minishengenit Presidenti Meta, u shpreh se është pro çdo platformë bashkëpunimi është e mirëpritur, “por jo duke provokuar debate të panevojshme, duke u përpjekur për të margjinalizuar dikë ose një vend, apo t’i japësh protagonizëm dikujt tjetër.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme