Qeveria i heq administratës shpërblimet e fundvitit

Nga Stafi Exit
Qeveria i heq administratës shpërblimet e fundvitit Kryeministri Rama në mbledhje me qeverinë.

Kryeministri Rama ka vendosur t’u heqë punonjësve të administratës shpërblimet e fundvitit. Përmes një vendimi, të pazbardhur në portalin e Kryeministrisë por të botuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e fondit të posaçëm, rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.

Në vendimin që mban datën 6 dhjetor, fundi i vitit 2019 përjashtohet nga praktika e mëparshme e vendosur që prej vitit 2010:

“Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jo buxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve

Vendimi për të bllokuar shpërblimet u raportua nga Exit News më 4 dhjetor kur u tha se Bashkia Tiranë kishte vendosur t’i anulonte për punonjësit e saj. Këto masa ndaj administratës, janë pjesë e masave të qeverisë për të gjetur fonde për përballimin e situatës që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

3 komente

  1. Xufe 10 Dhjetor, 2019 në 10:58 pm

    Që kur ka ardhur në pushtet Edi Rama nuk ju ka dhënë shpërblim administratës vetëm militantëve të tij si drejtorëve të shkollave dhe drejtuesve tjerë socialistë.

  2. Tironci 11 Dhjetor, 2019 në 12:42 pm

    Shperblimet e fundvitit jame heq e ne koje te saliut; mos ja fisni pordhes kot

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme