Qeveria, ligj të posaçëm antikushtetues për të bërë Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Nga Redaksia
Qeveria, ligj të posaçëm antikushtetues për të bërë Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi gjatë një seance dëgjimore.

Sipas disa mediave, Qeveria duket se ka hartuar dy projekt-ligje për të ndryshuar mënyrën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përpara fillimit të detyrës, duke e bërë të panevojshëm betimin para Presidentit të Republikës. Sipas një dokumenti të publikuar nga Balkanweb, qeveria propozon që:

“Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, [..] ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”.

Me një nen të veçantë që duket se i jep fuqi prapavepruese ligjit, në tekstin e dokumentit thuhet:

“Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji”.

Nëse ky propozim do të zyrtarizohet, ai është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe parimet bazë të shtetit të së drejtës.

Mënyra e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është e përcaktuar në Kushtetutë, dhe nuk mund të ndryshohet me ligj por vetëm me amendim të Kushtetutës. Neni 129 i Kushtetutës përcakton se se “gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”, jo vetëm duke përcaktuar Presidentin si të vetmin autoritet për betimin, por duke përcaktuar se betimi bëhet fizikisht “para” Presidentit.

Asnjë lloj ligji nuk mund të përcaktojë autoritet apo mënyrë tjetër për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Madje edhe nëse shumica socialiste do të miratonte një ligj të tillë, ai do të ishte antikushtetues dhe absolutisht i pavlefshëm.

Për më tepër, procedura Kushtetuese do të ishte sërish sunduese pasi ligji themelor i shtetit përcakton (neni 4) se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe çdo ”dispozitë e saj zbatohet drejtpërsëdrejti.”

Ky projektligj, nëse konfirmohet, duket se ka për qëllim kryesor krijimin e një mjet ligjor antikushtetues ligjore për të imponuar Arta Vorpsin si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai kërkon të marrë fuqi prapavepruese që do ta bënte të aplikueshëm në rastin e Vorpsit.

Vorpsi e cila u emërua në mënyrë të debatueshme nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë, por u pa pranuar nga Presidenti, i cili ka emëruar për të njëjtin vend Marsida Xhaferrllarin, tentoi të betohej me një deklaratë të noterizuar para një notereje, pa pritur fare nëse Presidenti do ta thërriste apo jo për betim. Në fakt disa ditë më vonë nga akti i saj noterial, Presidenti Meta thirri për betim Xhaferllarin.

Si i tillë ky propozim ligjor, bie ndesh më një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës: ligji duhet të ketë karakter të përgjithshëm dhe është direkt i zbatueshëm nga momenti kur hyn në fuqi.

Ky parim konsiston në dy elemente: një ligj nuk mund të bëhet për një individ apo një rast të veçantë por duhet të jetë i përgjithshëm dhe ligjet nuk mund të kenë efekte për veprimet apo ngjarjet që kanë ndodhur në kohën kur ligji nuk ka ekzistuar apo ka pasur një tjetër rregullim ligjor.

5 komente

  1. Bamiri 11 Dhjetor, 2019 në 9:30 pm

    Duhet te qartesohet nje cike ckuptohet me “Betim”. Normalisht ka te beje me proceduren para nje organi, zakonisht kreu i shtetit (president, mbret, etc) ku zyrtari shpreh verbalisht duke perseritur nje (pra flet me goje) nje ose disa fjali te formuluara me pare. Ky quhet betim. Psh., ne rastin potencial te betimit te nje Presidenti para Kuvendit, presidenti mund ta coje me poste??!!. Ose imagjinoni betimin e Kryeministrit Britanik para Mbretereshes???!!!! Oh, nuk vij dot, po ta nis me poste! Ose ne SHBA, Gjithe ato te mbledhur, dhe betimi vjen me poste. Pas leximit te letres, gjuhet me top….!

    Nese eshte e vertete qe me Vendim, Keshilli i Ministrave ka nje projektligj te tille, ai perben nje atentat kushtetues dhe si i tille, neneshkruesit duhet te ndiqen penalish nga organi procedural. Jo vetem kaq, por kemi te bejme me nje nderhyrje flagrante te nje pushteti, Ekzekutivit, potencialisht edhe te pushtetit tjeter, Parlamentit, ndaj pushtetit te Gjyqesorit. Duke hedhur ne ere edhe ate pak balance hopotetike te pishteteve. Kjo eshte skandaloze.

  2. Xufe 11 Dhjetor, 2019 në 10:36 pm

    Kto janë manovrat e Edi Ramës për të kapur edhe gjykatën kushtetuese siç ka bërë me të gjitha pushtetet përveç presidentit të cilin po mundohet t’a shkarkojë.

  3. Nuk na duhen lojra politike. Duam profesioniste ne GJK 12 Dhjetor, 2019 në 1:26 am

    Nuk do e beje me vkm por do ndryshoje ligjin per gjykaten kushtetuese qe është ligj i miratuar me shumicë të cilësuar. Dhe pse na qenka e rregullt zgjedhja e Xhaferllarit, por jo e Vorpsit? Se i teket Presidentit të mos thërrasë te emeruarit per betim çfarë duhet të bëjmë?

  4. Bamiri 12 Dhjetor, 2019 në 8:01 pm

    Qe nje akt te jete projektligj, kur inicohet nga Qeveria, miratohet nga Keshilli i Ministrave me Vendim. Dhe i kalon Kuvendit per te vijuar me procesin ligjvenes. Ligjin nuk e ndryshon Qeveria apo kreu i saj, por Kuvendi. Nuk ka fare rendesi zgjedhja e njeres apo tjetres. Por procesi, procedura qe duhet te jete teresisht kushtetuese e ligjore. Te gjitha organet e perfshira jane ne shkelje, te renda madje. Ndaj ti hetoje organi kompetent, po ka byrhe e bnese gjasme eshte apartiak.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme