Rama: Dënime të ashpra kundër medias, ligji i antishpifjes në Kuvend më 19 dhjetor

Rama: Dënime të ashpra kundër medias, ligji i antishpifjes në Kuvend më 19 dhjetor Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kryeministri Rama paralajmëroi dënime të ashpra kundër medias, që sipas tij shpifin në kohë të tilla.

Në mbledhjen e qeverisë sot ai pohoi se ligji i Antishpifjes do të kalojë në seancë plenare me 19 dhjetor.

“Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë e superdënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam, janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shëprndarë se po bie spitali i Durrësit, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali. Janë gjëra që duhet të dënohen fort”, u shpreh Rama.

Më herët ai ka kërcënuar mediat, se do t’i mbyllë ato nëse vazhdojnë të prodhojnë fake news.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme