Tiranë, Durrës dhe Lezhë shkolla të mbyllura edhe javën e ardhshme

Tiranë, Durrës dhe Lezhë shkolla të mbyllura edhe javën e ardhshme

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat njoftoi se mësimi në qarkun Durrës do të pezullohet deri në 9 dhjetor, në qarkun Tiranë deri në 6 dhjetor dhe në qarkun Lezhë deri më 5 dhjetor.

Ministrja Shahini, sipas Agjensisë Telegrafike Shqiptare, ka deklaruar se janë “kontrolluar afro 200 shkolla në të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë, Elbasan, kudo ku jemi njoftuar për dëme”.

Ajo sqaroi se në qarkun e Durrësit janë dëmtuar 26 shkolla, ndërkohë që është bërë një plan për zhvendosjen e nxënësve në institucione që nuk janë të dëmtuara.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme