Albin Kurti LDK-së: E kemi detyrim ndaj qytetarëve të bisedojmë për koalicionin qeveritar

Albin Kurti LDK-së: E kemi detyrim ndaj qytetarëve të bisedojmë për koalicionin qeveritar Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së Kurti dhe Mustafa.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi sot se shpreson se do të vazhdojë bisedimet me LDK-në, si detyrim ndaj qytetarëve për të gjetur dakordësinë për qeverinë e re.

Përmes një video të publikuar në Facebook, pak pasi u bë publike se VV ka propozuar emrin e Kurtit si kryeministër, Zoti Kurti u shpreh:

“Ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi treguar të gatshëm për takime tjera me synim gjetjen e alternativave që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

Qasja merre ose lëre do të thotë lëre. Unë besoj se mund të kthehemi dhe e kemi detyrim që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjendjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes tonë.”

Ai sqaroi se vonesa për dërgimin e emrit të mandatarit të qeverisë tek Presidenti Thaç erdhi pasi Vetëvendosja po priste që të kishte gati marrëveshjen me LDK-në:

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues në zgjedhje e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në.”

Ai tha se në ditët në vijim do të takohet dhe me partitë e pakicave:

“Unë besoj se duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe pakicat.”

1 koment

  1. katunari 20 Janar, 2020 në 1:43 pm

    shum mir e ke ti bile ti i kerkove koalicion edhe para zgjedhjeve por komunistet jon te pabese

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme