Ambasadori Grenell takon Thaçin: Nuk ndërhyjmë për qeverinë e re

Ambasadori Grenell takon Thaçin: Nuk ndërhyjmë për qeverinë e re

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në debatet e brendshme të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Këto deklarata Zoti Grenell i bëri të mërkurën në mbrëmje në fillim të takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai shtoi se vizita e tij në Kosovë, e cila më pas do të vazhdojë në Serbi, ka për qëllim nxitjen e të dyja qeverive dhe udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi që të fillojnë të ecin përpara me krijimin e vendeve të punës, gjë që nuk mund të ndodhë ‘nëse ka konflikt nga establishmenti politik’.

Gjatë takimit, dy liderët folën dhe për marrëveshjen rreth linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Përveç ambasadorit Grenell, Kosova e Serbia do të vizitohen dhe nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.

Sipas Radio Europa e Lirë, Borrell ka shfaqur gatishmërinë që ai personalisht të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme