Ambasadorja Kim rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve për reformën në drejtësi

Nga Exit News
Ambasadorja Kim rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve për reformën në drejtësi Ministrja Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim takoi sot Ministrin e Jashtëm Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Gjaçka dhe Ministren e Drejtësisë Gjonaj. Takimet u njoftuan përmes një postimi në Facebook nga Ambasada dhe u cilësuan takime “prezantuese”.

Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.

Diplomatja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky ishte takimi i parë i Kim me zyrtarë të shtetit shqiptar që pasi i paraqiti kredencialet Presidentit Meta. Si ambasadore ajo ka deklaruar si prioritete inkurajimin e reformave, forcimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Kimi zëvendësoi Donald Lunë, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.

2 komente

  1. t 29 Janar, 2020 në 12:24 am

    Angazhohu te kapesh peshqit e medhenj qe la pa kapur Lu-leshi.keta te rruges elbasanit o jane me te korruptuar se rilindasit o vazhdojne te mbeshtesin nje reforme te shtremberuar drejtesie vetem per te justifikuar ato miliona $ qe dha DASH per reformen dhe qe i perdori soros

  2. Koli 29 Janar, 2020 në 10:49 am

    Deshtimi i Vetingut eshte i qarte.
    Objektivi i vetem eshte arritur:
    paprekshmeria, dora e lire ne vedhje, korrupsion, abuzim qeveritar eshte arritur dhe eshte kaluar plani 5-vjecar.Po punohet per 2025.

    Pranimi i deshtimit eshte i parendesishem ne vetvete, duhet nje reforme qe te clirohet Drejtesia nga Dora e Rames.

    Te gjitha organet e Vetingu jane kapur nga Rama

    Arta Marku- Olsian Cela, PP
    Dvorani, KED
    Gent Ibrahimi, KLP
    Arben Kraja, SPAK
    Nureida Llagami, KLGJ
    Magjistratura, Sadushi
    Kushtetuesja eshte ne proces uzurpimi gjithashtu

    Shume anetare te organeve te drejtesise se RE jane ish sigurimsa, ish hetuesa, ish gjyqtare te Enver Hoxhes-PP Pjesa tjetar jane shok e miq te Rames, Xhafes, Rucit, Ulsiut etj

    Per te mos folur per Komisioneret e Vetingut KPK dhe KPA te gjithe te kapur, per shembull flagrant motra e Belindes shoku i agacit , Xhafes etj me rradhe . Po ai skenar

    Drejtesia ne fakt eshte nen kembet e Edi Rames.

    Reforma Zgjedhore, Zgjdhjet e ardhshme, qeveria e re dhe reforma e re ne Drejtesi jane kusht qe ky vend te kete shprese per te ardhmen.

    Ne te kundert nje periudhe e zymte e pret vendin dhe shiptaret. E ardhmja duket e erret.

    Shqiperia rrezikon te hyje ne nje periudhe te gjate sundimi per dhjetara vie nga klanet e lidhura me politiken, bandat dhe krimin dhe Oligarket.

    Paligjshmeria, krimi dhe abuzimi do jene me keq se cjane aktualisht. Keq eshte por do behet me keq, dhe pernje kohe me te gjate .

    Te drejtat e fituara pas 1990 do reduktohen ne minimum, praktikisht nuk do kete te drejta te njeriut. Por vetem te byrose se ardhshme

    Rrezikohet vertete nje diktature narko-krim-oligarke shtet

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme