Çështja Toyota Yaris, gjykata zbut masën e sigurisë për 6 të dyshuarit në ‘detyrim paraqitje’

Çështja Toyota Yaris, gjykata zbut masën e sigurisë për 6 të dyshuarit në ‘detyrim paraqitje’

Gjykata e Tiranës ka lehtësuar sot masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ për 6 të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Katër prej tyre Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika ishin në qelitë e paraburgimit, ndërsa dy të tjerët Elvis dhe Alfred Vladi, ende nuk janë arrestuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtër.

Masat e sigurisë për 6 të dyshuarit janë ndryshuar disa herë nga gjykata.

Më 6 nëntor 2019, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të akuzuarit, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Më 4 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rivendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa tani të akuzuarit janë të lirë dhe kanë detyrim të paraqiten vetëm kur institucionet e drejtësisë i kërkojnë.

Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri akuzohen për  “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Elvis dhe Alfred Vladi dyshohet se janë personat që do të merrnit 3,4 milionë eurot e transportuara.

Më shumë për këtë çështje mund të lexoni këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme