Dorëhiqen tre gjyqtarë, KLGJ miraton vendimin e tyre

Nga Exit News
Dorëhiqen tre gjyqtarë, KLGJ miraton vendimin e tyre

Gjyqtarët me iniciale A.L, N.GJ. dhe P.Dh u dorëhoqën, duke mos u nënshtruar kështu procesit të vetingut. Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e Këshilli të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në mbledhjen e zhvilluar më datë 23 janar, KLGJ miratoi dorëheqjen e këtyre gjyqtarëve.

KLGJ vendosi gjithashtu të caktojë në mënyrë të përhershme gjyqtaren Daniela Shirka pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Gjyqtarja Shirka kaloi pak kohë më parë procesin e vetingut me sukses.

Përsa i përket prurjeve të reja në sistemin gjyqësor, KLGJ vendosi të hapë 40 vende të reja në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrantë (gjyqtarë ose prokuror) dhe 25 për këshilltarë dhe ndihëms ligjor.

Në lidhje me krijimin e Gjykatës së Lartë, KLGJ skualifikoi juristen Kestrin Katro. Ajo kandidonte nga rradhët e juristëve të spikatur.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme