Dritan Dajti, policët çojnë vrasësin e 4 kolegëve te dentisti në ish-Bllok

Nga Exit News
Dritan Dajti, policët çojnë vrasësin e 4 kolegëve te dentisti në ish-Bllok Dritan Dajti dhe momenti i shoqërimit te dentisti.

Dritan Dajti, i dënuar për 5 vrasje, dyshohet se u shoqërua sot nga policia për një vizitë te dentisti në zonën e ish-bllokut. Një person i rrezikshmërisë si të tijën, i cili është arratisur më parë nga autoritetet, dyshohet se u shoqërua lirisht në një zonë tejet të populluar të kryeqytetit.

Gazeta Tema e raportoi me video se Dajti u shoqërua paraditen e sotme nga tre furgonë dhe punonjës të shumtë policie drejt një klinike dentare në zonën e ish-bllokut. Gazetari Vladimir Karaj, analizoi për BIRN se:

“[…] riarrestimi i Dajtit, pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës, i kushtoi Shqipërisë jetën e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, por pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë i dënuari për 5 vrasje, atë të oficerëve të policisë dhe një biznesmeni,  dyshohet se është shoqëruar […] nga burgu i sigurisë së lartë në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut”.

Një redaktor i Gazetës Tema i i tha BIRN-it se Dajti kishte qëndruar për rreth 1 orë. I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë “për ekzagjerim të medias”. Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Në krahun tjetër një grua që i tha BIRN se fliste nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, tha se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasje të katër punonjësish të policisë. Ai ndodhej në qeli që prej vitit 2009, megjithatë, më 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm dduke e dënuar vetëm me 25 vjet burg.

Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Vendimi shkaktoi atëherë revoltë dhe solli një mori reagimesh nga politika. Pak ditë pas vendimit, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë.

Çështja e ngritur ndaj tyre u dërgua nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për pushim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 6 janar. Gjykata ktheu dosjen pas për hetime tëmëtejshme.

Me këtv kërkesë, vendimi i parë i SPAK-ut, trumpetuar me të madhe si struktura që do të luftonte korrupsionin në nivelet e larta, u shfaq të ishte një dështim.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme