Fëmijët gënjehen dhe detyrohen të performojnë seksualisht në web-kamera

Nga Exit News
Fëmijët gënjehen dhe detyrohen të performojnë seksualisht në web-kamera

Të dhëna të raportuara nga Internet Watch Foundation (IWF) tregojnë se gjithmonë e më shumë vajza të moshave 11 dhe 13 vjeç po gënjehen dhe detyrohen të performojnë seksualisht në web-kamera.

BBC citoi IWF-në të thoshte se 80% e fotografive selfie të denoncuara prej përmbajtjes seksuale në internet i përkasin kësaj grupmoshe.

Vitin e shkuar organizata mori masa ndaj 37,000 fotografish të vetëshkrepura nga minorenë dhe të qarkulluara në internet. Rreth 30,000 prej tyre ishin nga adoleshentë.

Drejtoresha e IWF-së, Susie Hargreaves e përshkroi shqetësuese fotografimin dhe videoregjistrimin e vajzave minorene në akte intime. Ajo tha se me kalimin e kohës gjithmonë e më tepër po vihet re se moshat e vogla po qasen me teknologjinë, kamerat dhe internetin duke bërë që rastet e abuzimeve të shtohen.

“Në këtë moshë [11-13 vjeç] fëmijët janë tejet të cenueshëm. Janë ende duke u zhvilluar nga ana fizike, dhe nuk e kanë ende pjekurinë e duhur emocionale për të kuptuar se çfarë ndodh. Ato joshen, u thuhet se sa të bukura janë dhe shpesh mendojnë se janë në një marrëdhënie me dikë”

Shpesh fotografi dhe video të vetëshkrepura nga minorenë qarkullojnë në web-faqe pornografike ndërsa në disa raste fëmijët shantazhohen për publikim nga persona të tjerë.

IWF bën thirrje që rastet e fotografive të minorenëve të denoncohen në platformën e saj (kliko këtu) në mënyrë që të shmangen sa më tepër rastet e abuzimeve.

Internet Watch Foundation ka seli në Angli ka si objektiv minimizimin e qasjes në përmbajtje abuzive seksuale në internet, sidomos të atyre që përmbajnë pamje fëmijësh.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme