PD

Gazeta BILD fshin shkrimin e publikuar për lobimin e PD-së

Gazeta BILD fshin shkrimin e publikuar për lobimin e PD-së

Gazeta gjermane BILD ka fshirë nga faqja e saj artikullin ku akuzohej kreu i PD-së Lulzim Basha se ka paguar shuma të mëdha për të sponsorizuar një fushatë lobimi kundër anëtarësimit të vendit në BE.

Artikulli kishte titullin “A qendron Rusia pas fushatës kundër anëtarësimit në BE?” dhe u postua mbrëmjen e djeshme. Artikulli nuk kishte emër autori dhe nuk përmbante fakte të vërteta. Kjo përforcohet dhe nga fakti se gazeta gjermane e ka fshirë artikullin vetëm pak orë pas postimit.

Në Shqipëri Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së u akuzuan nuk për pagesën e një shume parash në këmbim të një fotoje me presidentin e SHBA-ve Trump në vitin 2017.

Vetëm pak ditë më parë, gjykata e Tiranës pushoi çështjen sepse nuk gjeti prova për të vërtetuar akuzat e prokurorisë.

Po ashtu, gjykata u shpreh se mes PD-së dhe Nik Muzin nuk ka pasur kontratë dhe as ndonjë akt marrëveshje shoqëruese, ndërsa kontrata mes Nik Muzin dhe kompanisë Biniada Trade,  nuk ka pasur qëllim mbrojten e interesave te ndonje partie politike.

Prokuroria nuk ka mundur të provojë se mes Partisë Demokratike dhe kompanisë Biniada Trade ka pasur kontratë lobimi. Prokurorët nuk vërtetuan dot as se Nik Muzin i ka marrë 500 mijë dollarët nga PD.

Për më shumë lexoni këtu.

Linku i artikullit të fshirë është ky.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme