GJEDNJ gjobë 15 mijë euro Shqipërisë për kushtet e këqija në spitalet psikiatrike

Nga Exit News
GJEDNJ gjobë 15 mijë euro Shqipërisë për kushtet e këqija në spitalet psikiatrike

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjobiti Shqipërinë me 15 mijë euro për kushtet e këqija në të cilën ndodhen spitalet psikiatrike ku vendosen të burgosurit. GJEDNJ gjeti shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut, përkatësisht të nenit 3.

GJEDNJ u shpreh se spitali i burgut në të cilin ndodhej paditësi i shtetit Arben Strazimiri ka kushte degraduese për shkak të gjendjes të rrënuar të burgut dhe mungesës së ngrohjes qendrore. Strasburgu kritikoi dhe kujdesin mjekësor në burg:

“Gjykata nuk u bind [për argumentin] se ai ka marrë trajtim të përshtatshëm psikiatrik. Trajtimi i tij mbështetej në përgjithësi në ilaçe psikotropike dhe ka pasur vetëm një psikiatrist për 84 pacientë në Spitalin e Burgut në Tiranë,” 

Arben Strazimiri u arrestua në vitin 2008 për tentativë vrasjeje me paramendim, por Gjykata e Rrethit Tiranë vendosi se ai nuk mund të mbahej dënohej për veprimet e tij për shkak të problemeve mendore. Ajo urdhëroi trajtim të detyrueshëm spitalor në një institucion mjekësor.

Ai u dërgua për herë të parë në burgun e Krujës në 2009 dhe më pas u transferua në Spitalin e Burgjeve në Tiranë në 2011.

Strazimiri kundërshtoi në gjykatë dërgimin në Spitalin e Burgut në Tiranë, me argumentin se ai nuk ishte as i dënuar dhe as i arrestuar në pritje të gjykimi, kështu mbajtja e tij në një burg ishte në shkelje të ligjit pasi ai duhej të mbahej në një institucion mjekësor, sikurse kishte vendosur gjykata. Ankesat e tij u hodhën poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe apelit ndërsa rekursi në Gjykatën e Lartë ka qenë në pritje që nga viti 2016.

Argumenti kryesor i gjykatave të faktit ishte se deri sa Shqipëria të ndërtojë një spital të specializuar për trajtimin e këtyre rasteve, nuk binte në kundërshtim me ligjin vendosja Strazimirit në një pavion të veçantë në Spitalin e Burgut në Tiranë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme