Gjiknuri, Bylykbashi, Hajdari dhe Vasili takim kokë më kokë në Pallatin e Kongreseve

Nga Exit News
Gjiknuri, Bylykbashi, Hajdari dhe Vasili takim kokë më kokë në Pallatin e Kongreseve Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili dhe Hajdari në takimin për reformën.

Opozita ka pranuar të diskutojë reformën zgjedhore me mazhorancën.

Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim, u ulën në tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare.

Bylykbashki dhe Vasili u caktun mesditën e sotme nga opozita si përfaqësues për të biseduar me shumicën socialiste për reformën.

Mediat përcollën pamjet nga momenti i uljes në tryezë në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Përpara takimit, gjatë një dalje për mediat, Kryetari i PD-së Basha përsëriti 3 kërkesat:

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme