Gjykata mbyll çështjen e privatizimit të OSHEE-së

Nga Exit News
Gjykata mbyll çështjen e privatizimit të OSHEE-së Foto ilustruese, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjykata e Tiranës vendosi sot të mbyllë çështjen për privatizimin në vitin 2007 të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHEE) me arsyetimin se nuk u gjetën “elementë të veprës penale”.

OSSHEE iu dha kompanisë çeke CEZ sipas një marrëveshje privatizimi, të cilën në vitin 2017 socialistët e arsyetuan të dëmshme me mbi 400 milionë euro ndaj shtetit shqiptar.

Për çështjen socialistët patën ngritur komision hetimor të drejtuar nga Taulant Balla dhe akuzuan disa zyrtarë. Gjithashtu socialistët akuzuan edhe drejtuesin e CEZ Josef Hysek dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Berisha.

Më 27 dhjetor, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i kërkoi Gjykatës së Tiranës shpallje të moskopetencës për gjykimin e çështjes dhe kalimin e saj SPAK-ut.

Marrëveshja e privatizimit u prish nga qeveria Rama në vitin 2014, e cila ra dakord të mos shkonte në arbitrazh por t’i paguante CEZ-it rreth 100 milionë euro dëmshpërblim. Opozita e akuzoi Kryeministrin se i kishte falur kompanisë borxhet që ajo ishte zotuar të shlyente duke sjellë një dëm prej rreth 650 milionë eurosh.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme