Harlem Desir, Ukraina nuk duhet të miratojë ligjin e ri të medias

Nga Alice Elizabeth Taylor
Harlem Desir, Ukraina nuk duhet të miratojë ligjin e ri të medias

Harlem Desir, përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE ka shprehur shqetësimin e tij për planet e qeverisë ukrainase për të vënë median në kontrollin e shtetit.

Në një deklarataë të bërë dje, Desir tha se lufta kundër keqinformimit nuk duhet “të bëhet në kurriz të lirisë së medias dhe përmes ndërhyrjes së shtetit në përmbajtjen e medias”.“Legjislacioni aktual në Ukrainë ofron mekanizma për të luftuar informaconin e rrezikshëm për shoqërinë”, shtoi ai.

Qeveria ukrainase ka planifikuar të vendosë një Komisioner Special të emëruara nga qeveria, i cili do ët monitorojë të gjtihë përmbajtjen e medias për “keqinformim”. Komisioneri do të ketë të drejtën të ndërmarrë sanksione përfshirë gjobat dhe bllokimin e medias online. Ligji do ti japë mundësi qeverisë të ngrej akuza penale përfshirë edhe gjoba financiare dhe dënime me burg deri në 7 vjet.

Desir theksoi se lufta kundër keqinformimit është një objektiv legjitim por “të drejtat e lirisë së shprehjes, të cilat janë sanksionuar në Kushtetutën e ukrainës dhe në angazhimet ndërkombëtare të Ukrainës me OSBE-në, duhet të respektohen”.

Ai shtoi se: “Vetërregullimi, mbështetja e standarteve profesionale të gazetarisë dhe nismat për vërtetimin e fakteve, pavarësia e medias, shumëllojshëmria e burimeve të për të gjetur infromacionin e rreme dhe zhvillimi i medias së shkruar janë përbërësit bazë në luftën kundër manipulimit të informacionit dhe parësore për të siguruar qasje në informacion të besueshëm”.

Të njëjtin qendrim Desir ka mbajtur edhe në rastin e miratimit të paketës ligjore “anti-shpifje” të miratuar nga shumica socialiste. Pas miratimit të paketën ligjore, Desir shprehu për Exit News, shqetësimin e tij për lirinë e medias në vend dhe tha se ka shumë punë për tu bërë për tu siguruar se ligji nuk e prek lirinë e shprehjes.

Presidenti Meta nuk e miratoi ligjin dhe i bëri thirrje Komisionit të Venecias të shihte kushtetueshmërinë e ligjit. Por, pavarësisht kësaj, Partia Socialiste vazhdon të mbajë të njëjtin qendrim duke u shprehur se ligji do të kalojë në Parlament në fund të janarit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe Kryeministri Edi Rama kanë deklaruar se Desir e ka mbështur 100 përqind ligjin, por kjo nuk është e vërtetë. Desir ka shprehur shqetësimin e tij për Exit News dhe ka theksuar se vetërregullimi është praktika më e mirë.

Ligji do të vendosë median online nën kontrollin e qeverisë. Institucioni shtetërorë, Autoritetit Shqiptarë të Medias (AMA) do të ketë të drejtën të bllokojë, të mbyllë dhe të vendosë gjoba të larta ndaj çdo lajmi që ata e cilësojnë si “lajm të rremë”, ose ndaj çdo lajmi që përbën, sipas tyre, kërcënim për sigurinë kombëtare. Këto vendime do të zbatohen pa një vendim të gjykatës dhe përpara se subjekti të ketë mundësinë ta apelojë vendimin e AMA-s në gjykatë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme