Indeksi vjetor i Fitch Solutions: përplasjet politike kanë rritur rrezikun politik të Shqipërisë

Indeksi vjetor i Fitch Solutions: përplasjet politike kanë rritur rrezikun politik të Shqipërisë

Rreziku politik afatshkurtër në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sipas botimit më të fundit të Indeksit të Rrezikut Politik të kompanisë Fitch Solution, pjesë e Fitch Ratings.

Kompania amerikane, një ndër tre kryesoret në botë për vlerësimin e kredive, e ka renditur Shqipërinë mes pesë vendeve me përkeqësimin më të madh të stabilitetit politik gjatë vitit të fundit, si pasojë e përplasjeve politike dhe protestive kundër qeverisë.

Në vlerësimin e Fitch, stabiliteti politik i vendit është cënuar për shkak të protestave kundër qeverisë, rritjes së tensionit mes partive politike, bojkotimit të zgjedhjeve lokale nga opozita, si dhe moshapjes së negociateve me BE-në.

Niveli i rezikut politik është element i rëndësishëm në vendimarrjen e investitorëve për të investuar në vende të tjera, prandaj vlerësimi i Fitch është një zhvillim me ndikim negative në tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

1 koment

  1. Donnie 10 Janar, 2020 në 10:45 am

    Fitch Ratings dhe Fitch Solutions jane te dyja pjese e Fitch Group, po nuk eshte raporti i Fitch Solutions ai qe percakton “rating” te vendit dhe qe rrjedhimisht impakton vendimarrjen e investitoreve, eshte raporti i Fitch Ratings, dhe ky i fundit nuk ka ndryshuar.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme