Ish-kryeministri Milanoviç zgjidhet president i Kroacisë

Nga Redaksia
Ish-kryeministri Milanoviç zgjidhet president i Kroacisë Zoran Milanoviç dhe Grabar-Kitaroviç.

Zoran Milanoviç, udhëheqës i Partisë Social Demokrate (PSD) të Kroacisë u shpall fitues i zgjedhjeve për President duke mundur kandidaten e Bashkimit Demokratik Kroat Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila kërkonte mandatin e dytë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 5 janar, Milanoviç mori 52,7 për qind të votave, ndërsa Grabar-Kitaroviç 47.3 për qind.

Prirja për të fituar e kandidatit nga PSD u pa që në raundin e parë, që u zhvillua në mes të dhjetorit. Milanoviç mori 29.5 për qind ndërsa Grabar-Kitaroviç 26.6 për qind.

Më parë Milanoviç ka qenë Kryeministër nga viti 2011 deri në vitin 2015.

Presidenti në Kroaci ka mandat 5-vjeçar dhe zgjidhet nga qytetarët. Ai ka autoritet të kufizuar pasi sistemi është parlamentar i vendosur prej vjeshtës së vitit 2000.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme