Joseph Borrell viziton Kosovën dhe Serbinë në fundjavë

Nga Exit News
Joseph Borrell viziton Kosovën dhe Serbinë në fundjavë Përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell.

Në fund të kësaj jave përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij, Peter Stano, i cili tha se Borrell do të vizitojë fillimisht Prishtinën e më pas Beogradin me synimin për të nxitur rinisjen e dialogut mes dy vendeve.

Kosova e Serbia nuk dialogojnë prej vitit 2018, kur Prishtina u vendosi taksë 100 për qind mallrave serbe. Taksa u vu pasi Beogradi po bllokonte njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Mediat raportojnë se Borrell ishte të hënën në Berlin, ku zhvilloi takime me zyrtarë gjermanë. Në axhendë nuk kishte plane për takime me ambasadorin amerikan Richard Grenell.

Ky i fundit, i angazhuar edhe si përfaqësues i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ka ndërmjetësuar marrëveshje për rivendosje të linjës së fluturimit dhe hekurudhës mes dy vendeve.

Këto marrëveshje janë përshëndetur nga udhëheqësit kosovarë, por dhe nga Presidenti Donald Trump. Ndërkombëtarët e shohin si hap domethënës për të zbutur qëndrimet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme