KPA shtyn seancën për anëtarin e KLP Besnik Cani

Nga Exit News
KPA shtyn seancën për anëtarin e KLP Besnik Cani

Kolegji  i Posaçëm i Apelimit shtyu seancën për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Shkak për shtyrjen e seancës, u bënë dy kërkesat e prokurorit Cani. Zoti Cani kërkoi kohë pesë ditë në mënyrë që avokati i tij të njihej me dokumentat. Kërkesa e dytë lidhej me ceremoninë mortore e xhaxhait të tij.

Trupa gjykuese për anëtarin e KLP Cani, përbëhet nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdarin dhe Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

Komisioneri Publik (KP) ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për prokurorin Cani.

Më herët, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) kishte kërkuar që KP ta apelonte vendimin e KPK-së. Sipas ONM-së, trupa e KPK-së, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi e konfirmuan në detyrë prokurorin pavarësisht problemeve me pasurinë, konfliktin e interest, aftësinë profesionale dhe etike.

ONM konstatoi probleme me një kontratë të nënshkruar mes Canit dhe kompanisë “Kastrati”, përfitimin prej tij të statusit si i pastrehë nga bashkia e Fierit si dhe probleme me tre dosje hetimore për hetime jo të thelluara.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme