Kukësi-Partizani luhet në ‘Air Albania Stadium’

Nga Exit News
Kukësi-Partizani luhet në ‘Air Albania Stadium’ Stadiumi Kombëtar Air Albania.

Ndeshja Kukësi-Partizani e cila konsiderohet si përcaktuese për ecurinë drejt titullit, mund të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar.

Të enjten klubi verilindor njoftoi në Instagram se kishte arritur marrëveshje me FSHF-në për të zhvilluar ndeshjen e 26 janarit me Partizanin në stadiumin e ri në Tiranë.

postimin e faqes zyrtare të Kukësit thuhej se informacion i mëtejshëm rreth çmimit të biletave do të njoftohej ditët në vijim.

Kukësi aktualisht po rindërton stadiumin Zeqir Ymeri dhe ndeshjet i ka zhvilluar në Elbasan.

Nëse lajmi zyrtarizohet edhe nga FSHF, kjo pritet të jetë ndeshja e 4 që zhvillohet në Stadiumin Air Albania që pas përurimit 3 muaj më parë.

Në ndeshjet e zhvilluara më parë ka pasur probleme me gjendjen e fushës dhe me stadiumin, i cili nuk është përfunduar ende. Ky fakt u pranua në fund të dhjetorit edhe nga Presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Pas 17 javësh Superliga kryesohet nga Kukësi me 31 pikë, në vend të dytë renditet Bylisi (30 pikë) më pas Tirana (28 pikë) e Partizani (28 pikë).

Aktualisht skuadrat kanë qenë në fazë përgatitore dhe kampionati rinis më 21 janar me Kukësin që do të luajë përballë Luftëtarit dhe Partizani udhëton në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme